Politika 9 December 2025, 14:19 Nga VNA

Berisha: Tërhiqemi nga procesi për Avokatin e Popullit, nuk marrim pjesë në votim

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Tërhiqemi nga procesi për Avokatin e Popullit, nuk marrim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi këtë të martë se opozita tërhiqet totalisht nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e cilësuar atë një farsë të orkestruar nga mazhoranca.

Berisha tha se mazhoranca ka bërë një lojë të turpshme, pasi fillimisht kishte deklaruar publikisht se do t’ia linte opozitës këtë post, por më pas ka shtuar kandidaturën e saj, atë të Endri Shabanit. Sipas tij, opozita ka tërhequr firmat për kandidaturat që nuk janë paraqitur prej saj.

Ai akuzoi kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, se refuzon të njohë tërheqjen e firmave, ndërsa theksoi se Partia Demokratike kishte paraqitur disa kandidatura serioze, mes tyre Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj dhe Aranita Brahaj.

Në këto kushte, Berisha konfirmoi se opozita nuk do të marrë pjesë në votimin për Avokatin e Popullit në Kuvend, duke e cilësuar procesin të turpshëm dhe të papranueshëm.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme