Politika 22 December 2025, 13:45 Nga VNA

Berisha: Të rrëzojmë regjimin si në Nepal e Bangladesh. Mohon braktisjen e Kuvendit. Dyshime për territorialen dhe zgjedhoren

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Të rrëzojmë regjimin si në Nepal e Bangladesh.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu bëri thirrje qytetarëve që t'i bashkohen tubimit të sotëm në orën 18:00. Sipas Berishës, ky mision është shansi i jetës për cdo qytetar shqiptar për të rrëzuar regjimin ashtu si në Bangladesh dhe Nepal.

"Tirana po zien, Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe, do të shënojë kthesën drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi”, tha Berisha

Në fjalën e tij, kreu i PD i ndal tek dosja e AKSHI-t, kryedemokrati u shpreh se “ai ishte kopshti privat i Edi Ramës, lulet i ujiste Linda e Surrelit, ndërsa kopshtar ishte baxhanaku i kryeministrit”.

Edi Rama pa dorëzuar veten e vet nuk dorëzon Lubi Ballukun. Sic keni dëgjuar nga dosja e plotë demi dhe vjedhjet shkojnë në 1.2 miliard vetëm në këto dosje, aty hajduti i parë është Edi Rama.

Krahas tyre ju keni dëgjuar se ka dalë edhe dosja e baxhanakut, e kopshtit privat të Edi Ramës apo AKSHI-t. Lulet e atij kopshti i ujiste Linda, jo Linda e AKSHI-t, por ajo e Surrelit. Kopshtari i atij kopshti ishte Frangu, baxhanaku i Edi Ramës.

I pyetur nga gazetarët për përshkallëzim në parlament, sikurse herën e kaluar, kur pati tensione dhe kaos, ai tha: "Opozita e ka të qartë që Rama po bën çdo gjë për të mos e kaluar në parlament. Sa i përket qëndrimeve tona, ne nuk e bojkotojmë parlamentin. Luftën do e bëjmë në parlaent me të gjithë fuqinë dhe mbështetjen tonë. Do e shndërrojmë parlamentin në tempullin e lirisë. Nuk marrim pjesë në asnjë nga Komisionet ku negocioheshin reformat me narkomazhorancën" .  

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme