Politika 19 January 2026, 10:45 Nga VNA

Berisha shpërthen ndaj Kushtetueses: GJK është seksion i PS-së, vendimi partiak la në fuqi pasojat e arrestit shtëpiak

Ndaje në Whatsapp

Berisha shpërthen ndaj Kushtetueses: GJK është seksion i

Sali Berisha u shfaq i pakënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit qëndrimi i tij në arrest shtëpie është konsideruar i zgjatur. Pas daljes nga SPAK, ku u paraqit si çdo dy javë, kreu i PD-së reagoi ashpër ndaj vendimit, duke e cilësuar atë politik dhe të diktuar nga Partia Socialiste.

“GJK është një seksion i organizatës së PS-së. Së pari, atë çështje Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajsh nga paraqitja, në një kohë kur çdo çështje që ka të bëjë me qeveritarët e trajton brenda 3 javëve. Së dyti, GJK me një vendim të koduar partiak shpalli jokushtetues vendimin ndaj meje, por nuk e shfuqizoi atë, ndërkohë që ai vendim ka pasoja edhe sot. Pra, nuk e shfuqizoi duke pretenduar se nuk është më në fuqi, por në fuqi janë pasojat e tij”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, mënyra se si Gjykata Kushtetuese e ka trajtuar çështjen përbën standard të dyfishtë dhe dëshmi të kapjes politike të institucionit. Berisha theksoi se, edhe pse vendimi është shpallur jokushtetues, mosshfuqizimi i tij ka lënë në fuqi efektet që, sipas tij, vazhdojnë të prodhojnë pasoja konkrete.

Kreu i PD-së e cilësoi këtë situatë si një tjetër provë të ndërhyrjes politike në sistemin e drejtësisë dhe paralajmëroi se do të vijojë denoncimin publik të asaj që ai e quan përdorim partiak të institucioneve kushtetuese.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme