Politika 14 December 2025, 13:14 Nga VNA

Berisha shpall aleancë me Adriatik Lapajn, ndajnë sheshin para Kryeministrisë të hënën pasdite

Ndaje në Whatsapp

Berisha shpall aleancë me Adriatik Lapajn, ndajnë sheshin para

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar aleancën politike me Adriatik Lapajn, duke bërë të ditur se protesta e PD dhe ajo e Lapajt do të zhvillohen paralelisht, me ndarjen e sheshit përpara Kryeministrisë, të hënën pasdite.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se Adriatik Lapaj është i mirëpritur në protestën që Partia Demokratike do të organizojë më 22 dhjetor, duke theksuar se PD nuk e përjashton dhe as nuk e pengon praninë e tij.

Berisha vlerësoi publikisht protestën e Lapajt para Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një akt të drejtë dhe legjitim qytetar.

“Lapaj nuk përjashtohet nga protesta jonë dhe unë e përshëndes atë dhe e kam përshëndetur edhe gjestin e tij, edhe aktin e tij, edhe protestën e tij të drejtë”, u shpreh Berisha.

Deklarata e kreut të PD-së vjen në një moment kur protestat opozitare po intensifikohen dhe sinjalizon një koordinim të hapur mes forcave opozitare jashtë dhe brenda strukturave tradicionale partiake, me fokus të përbashkët kundërshtimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme