Politika 30 January 2026, 14:08 Nga VNA

Berisha shmang Komisionin e Territoriales: “Çdo bashkëpunim me mandatet e kësaj mazhorance është i pamundur”

Ndaje në Whatsapp
Berisha shmang Komisionin e Territoriales: “Çdo bashkëpunim me

I pyetur nëse do të marrë pjesë të hënën në Komisionin Parlamentar për Reformën Territoriale, Sali Berisha shmangu sot një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke lënë të kuptohet se Partia Demokratike nuk është e gatshme për bashkëpunim me mazhorancën socialiste.

Në vend që të konfirmonte pjesëmarrjen në komision, Berisha artikuloi një qëndrim të fortë politik refuzimi, duke deklaruar se
“çdo formë bashkëpunimi me mandatet e krimit të kësaj maxhorance është e pamundur.”

Pa iu përgjigjur konkretisht pyetjes për komisionin, ai e zhvendosi fokusin te kritika e përgjithshme ndaj qeverisë dhe mazhorancës, duke sinjalizuar se qasja e tij mbetet ajo e përplasjes dhe jo e bashkëpunimit institucional.

Deklarata e Berishës bie në kontrast me qëndrimin e dhënë një ditë më parë nga Gazment Bardhi, i cili kishte deklaruar se PD do të marrë pjesë në Komisionin e Territorialjes, duke nxjerrë në pah paqartësi dhe mospërputhje brenda opozitës mbi këtë proces.

Shmangia e një përgjigjeje të drejtpërdrejtë përbën një sinjal të fortë politik për bojkot ose distancim nga procesi, në një reformë që kërkon konsensus dhe rol aktiv të opozitës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme