Politika 10 April 2026, 11:15 Nga VNA

Berisha: Porti i Peshkimit, nga investim publik te duart e Naim Bejt e Gjergj Lucës

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Porti i Peshkimit, nga investim publik te duart e Naim Bejt e Gjergj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë tryezës së diskutimit për projektin e Portit të Durrësit, akuzoi se edhe zona e Portit të Peshkimit është pjesë e një skeme të gjerë korrupsioni. Berisha tha se porti i peshkimit u ndërtua me fondet e Bankës Botërore, por më pas “u mor nga Naim Bej dhe Gjergj Luca, të cilët ai i cilësoi si trafikantë të njohur”.

Sipas Berishës, këta individë kanë kërkuar të kenë “akseset e tyre në profesionin që ushtronin”, duke përfituar nga një investim publik me vlerë të lartë. Ai theksoi se zona e marinës turistike në Durrës kishte qenë e përcaktuar që në vitin 2013, me tender të zhvilluar dhe fitues të shpallur, por projekti u devijua për arsye që, sipas tij, lidhen me interesa private.

“Durrësi në 2013 kishte zonën e përcaktuar për Marinën e vet, donte një Port marine. I mungonte porti i Peshkimit, dhe zona porti i peshkimit u ndërtua me paratë e bankës botërore, dhe atë e morën një Naim Bej dhe Gjergj Luca trafikantë të njohur. Donin të kishin akseset e tyre në profesionin që ushtronin. Por marina ishte përcaktuar mes Currilave dhe hotel Vollgës, ishte bërë tenderi, ishte shpallur fituesi dhe do niste puna, por historia është kjo…”, tha kreu i PD

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme