Politika 5 February 2026, 20:39 Nga VNA

Berisha për reformën territoriale: Plani i Ramës ulja në 28–30 bashki. Bashkëpunimi me PS-në thuajse i pamundur

Ndaje në Whatsapp
Berisha për reformën territoriale: Plani i Ramës ulja në

Sali Berisha foli sot sërish për pjesëmarrjen e PD-së në Komisionin e Reformës Territoriale, duke theksuar se bashkëpunimi me PS-në e sheh thuajse të pamundur.

Në një takim me demokratët e Njësisë 7 në Tiranë, kryetari i PD-së tha se socialistët kanë ndërmend të zbresin në 28–30 bashki dhe se kjo është “platformë e shpopullimit të shqiptarëve dhe asgjësimit të të gjitha shërbimeve për ta”.

Sipas Berishës, kjo qasje synon të zhdukë shërbimet publike në territor dhe të centralizojë gjithçka në duart e qeverisë. Ai e quajti këtë strategji një mashtrim politik, duke shtuar me tone të ashpra: “ky thotë merrni e-Albania, merrni ‘Diellën’, një sharlatan”.

Berisha pranoi se për të qenë pjesë e këtij komisioni ai u detyrua nga presioni i disa deputetëve. “Ne kishim presion real nga njerëzit tanë që duhet të jemi në reformë, sepse kur u bë e para, PD bojkotoi. Ne tani do bëjmë projektin tonë, do jua paraqesim ju dhe gjithë shqiptarëve dhe në Komision, dhe do sqarojmë se cili është propozimi ynë.”

Megjithatë, Berisha u shpreh sërish i paqartë mbi rolin real të PD-së në këtë proces, duke nënvizuar se Rama “nuk do ta pranojë” propozimin e opozitës, sepse “e di se po shkon drejt fundit”.

Ai la të kuptohet se, pavarësisht përpjekjeve të disa deputetëve për të qenë pjesë integrale e hartimit të reformës territoriale, PD vështirë se do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme