Politika 16 September 2025, 14:34 Nga VNA

Berisha për ndryshimin e rregullores së Kuvendit: U shkel rëndë Kushtetuta

Ndaje në Whatsapp
Berisha për ndryshimin e rregullores së Kuvendit: U shkel

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se në Kuvend është shkelur rëndë Kushtetuta dhe Rregullorja parlamentare.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ai akuzoi mazhorancën për përqendrim të pushtetit dhe shtypje të pluralizmit.

Sipas tij, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard për anëtarësim në BE, përveç pozicionit të saj gjeostrategjik. Berisha theksoi se vendi është shndërruar në një narko-shtet dhe epiqendër të trafikut të drogës.

“Në parlament u shkel rëndë Kushtetuta dhe Rregullorja. Dënoj me forcë shkeljen e Kushtetutës së vendit. Shteti ligjor është zëvendësuar me narko-shtetin. Shqipëria nuk plotëson asnjë standard për të qenë në BE, përveç pozicionit gjeo-strategjik. Pushteti është përqendruar në një dorë. Mazhoranca përdor institucionet për të shtypur pluralizmin”, tha Berisha.

Ai gjithashtu tha se edhe dekreti i presidentit për ministren virtuale Diella është anti-kushtetues dhe se PD urgjentisht duhet të përgatis një padi në Kushtetuese.

“aktin e pashembullt të presidentit të Republikës i cili dekreton ministër virtual inekzistent duke fyer kushtetutën, vendin dhe presidentin. Dhe e bën këtë si një skllav i vërtet i Edi Ramës. Akt i pashembullt. Unë mendoj se duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatë Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë”, tha Berisha.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme