Politika 12 September 2025, 10:33 Nga VNA

Berisha: PD nuk do ta votojë Niko Peleshin dhe nuk përjashton bojkotin e zgjedhjeve në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: PD nuk do ta votojë Niko Peleshin dhe nuk përjashton bojkotin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se PD nuk do të mbështesë kandidaturën e Niko Peleshit për kryetar të Kuvendit të Shqipërisë.

Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës së parë të legjislaturës së re, Berisha u shpreh se emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama nuk është i pranueshëm për opozitën. “Nuk do ta votojmë. Nëse do të votosh Peleshin, është njëlloj si të votosh bandën e tij në Korçë,” deklaroi ai.

I pyetur gjithashtu nëse PD do të bojkotojë zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Berisha tha se bojkoti është një mundësi dhe mund të përdoret si “armë e formë”, madje “ndoshta forma më e lehtë”. Ai shtoi se ka strategji të ndryshme për të ardhmen dhe nuk mund të bëjë të qartë qëndrimin për momentin.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme