Politika 23 March 2026, 13:59 Nga VNA

Berisha pas reagimit të ambasadës gjermane: s’ka pasur dhunë, vetëm “kryengritje paqësore”

Ndaje në Whatsapp

Berisha pas reagimit të ambasadës gjermane: s’ka pasur

Pas reagimit të Ambasadës Gjermane në Tiranë, e cila dënoi aktet e dhunës në protestën e opozitës, kreu i PD-së Sali Berisha ka një version krejt tjetër të ngjarjeve: sipas tij, dhunë nuk ka pasur.

Duke folur për mediat, Berisha tha se në protestë kishte vetëm demonstrues të plagosur dhe asnjë efektiv policie, duke e përdorur këtë si argument për të mohuar çdo akt dhune nga ana e protestuesve.

“Ne jemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Por një gjë mund të them: në qoftë se në këtë protestë ka pasur dhjetëra demonstrues të plagosur nga dhuna policore, nuk ka pasur deri më sot asnjë polic të plagosur,” deklaroi ai.

Kryedemokrati theksoi se opozita do të vazhdojë protestat nën moton e “kryengritjes paqësore”, duke mbetur në qëndrimin se përgjegjësia për tensionet në protestë i takon policisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme