Politika 16 February 2026, 10:42 Nga VNA

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK, akuzon Dumanin për hetim “30-vjeçar” ndaj tij

Ndaje në Whatsapp
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK, akuzon Dumanin për hetim

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes.

Në deklaratën për media, Berisha u shpreh se ndaj tij është urdhëruar një hetim 30-vjeçar, duke mos ndalur akuzat ndaj Dumanit.

Këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Troplini për të gjitha, 16 institucione për të hetuar Berishën dhe mbesat e tij dhe 4 vite para lindjes së tyre. Pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Ramës. Brenda një dite kanë dërguar hetim në 16 kërkesa, hetim 30 vjeçar. Kjo nuk ka lidhje me dosjen që ta theksojmë”, tha ai.

Pasi PS prezantoi ndryshimet ligjore sa i përket imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërorë, Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se kryeministri Rama do të paguajë çmimin më të rëndë.

“Ky është akti më i rëndë dhe kriminal e poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë, që Rama guxon të marrrë. Me këtë akt të pa shembullt Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriominale qendrojnë mbi ligjin, mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen. Do ju vjedhin e ju kanë vjedhur. Ky është morali dhe e vërteta e këtij amendamenti që ata paraqesin sot. Kjo është goditja më e rëndë që i bëjnë aspiratave të shqiptarëve, shtetit ligjor dhe mbrojtja më e rëndë e sistemit të korrupsionit që kanë vendosur. Pas anulimit me ligj të këtij funksioni të Prokurorisë Speciale, prokurorëve nuk i mbetet gjë tjetër veç imuniteti, që tashmë i mbetet në dorë Ramës." tha Berisha

Berisha ka deklaruar se Prokuroria e posaçme ka pyetur disa persona në lidhje me burimin e të ardhurave me të cilat është blerë nafta që sipas tij është përdorur për organizimin e Foltores.

“Thërrasin njerëz dhe pyesin, ku e mori naftën Berisha kur bënte foltoren? Kjo ka lidhje me dosjen Partizani. Kraja dhe Dumani kanë futur në hetim naftën që ka përdorur Berisha, deputet për të bërë Foltoret. Mund t’ju them shumë raste të tjera që kanë thirrur Ledinën që në 203 e kanë pyetur nga i more paratë e stilolapsave që bleve për fushatë?”, tha ai.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme