Politika 21 February 2026, 12:50 Nga VNA

Berisha paralajmëron Ramën: “Nëse sulmohet selia e PD-së, do të ketë kundërpërgjigje ndaj selive të PS-së në gjithë vendin”

Ndaje në Whatsapp
Berisha paralajmëron Ramën: “Nëse sulmohet selia e

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se çdo sulm ndaj selisë së Partisë Demokratike do të pasohet me kundërpërgjigje ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.

Deklarata e Berishës vjen një ditë pasi, sipas tij, në oborrin e selisë së PD-së janë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese, të cilat ai i cilësoi si “agresion të hapur ndaj selisë së PD-së dhe pluralizmit”.

Berisha u bëri thirrje kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në të gjitha qarqet që të kryejnë verifikime pranë selive të PS-së në çdo rreth, duke theksuar se çdo sulm do të marrë përgjigjen përkatëse.

“Garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD-së do të sjellin kundërpërgjigje ndaj selive të partisë së tij në të gjithë territorin e vendit”, deklaroi Berisha.

Ai i kërkoi kryeministrit të heqë dorë nga, siç u shpreh, “aventura dhe provokimi i ulët”, duke shtuar se beteja politike është me Ramën si kryeministër. “Nëse sulmoni selinë e PD-së, PD-ja do t’ju përgjigjet siç e meritoni. Hiq dorë nga sulmet ndaj selisë për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet tuaja”, u shpreh ai.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme