Politika 18 May 2026, 11:02 Nga VNA

Berisha paralajmëron protesta në qershor, hedh akuza të forta ndaj Dumanit

Ndaje në Whatsapp
Berisha paralajmëron protesta në qershor, hedh akuza të forta

Kreu PD, Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat, ndërsa paralajmëroi një tjetër mobilizim në ditët e para të qershorit, që sipas tij do të jetë “kryengritja më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”.

Berisha tha se fillimisht fokusi i opozitës do të jetë te referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe Kuvendi Kombëtar, përpara vijimit të protestave.

Ndërkohë, para dhe pas paraqitjes në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”, Berisha nuk kurseu akuzat ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ai ngriti pretendime mbi pasurinë dhe mënyrën e deklarimit të një vile ku, sipas tij, banon Dumani, duke vënë në dyshim burimin e financimit dhe deklarimet e bëra gjatë procesit të vettingut. Berisha hodhi poshtë edhe pretendimet se objekti kishte shërbyer si kishë, duke e cilësuar këtë një “mashtrim”.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme