Politika 7 November 2025, 13:13 Nga VNA

Berisha paralajmëron “Foltore 2” poshtë kryeministrisë: Deputetët dhe qytetarët do flasin dhe do denoncojnë

Ndaje në Whatsapp
Berisha paralajmëron “Foltore 2” poshtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se grupi parlamentar i PD-së shpejt do të zhvendosë debatet parlamentare, drejt ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Platforma që ai e quajti “parlamentare-qytetare” vjen, sipas tij, si përgjigje ndaj Partisë Socialiste, e cila, duket, nuk i lejon dot debatet brenda Kuvendit.

“As ministrat nuk paraqiten në interpelanca. Në këto kushte, do t’i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare poshtë ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Aty deputetët e opozitës dhe qytetarët do të shprehin të gjitha mendimet, propozimet dhe denoncimet e tyre”, tha Berisha.

Ai theksoi se kjo “nuk do të thotë bojkot”, pasi opozita planifikon të zhvillojë betejën edhe brenda parlamentit.

Duket se iniciativa i ngjan pak “Foltores” poshtë ballkonit të tij gjatë arrestit shtëpiak, vetëm që tani skena do të zhvendoset poshtë kryeministrisë. Sigurisht, kjo do t’i shërbejë edhe për të justifikuar mungesën e protestave, të cilat PD-ja ende nuk ka organizuar.

Edhe vet Berisha e pranoi këtë paradoks gjatë konferencës së sotme, duke theksuar se protestat janë vonuar shumë. Megjithatë, ai premtoi se shpejt do të ketë protesta kombëtare, por pa specifikuar aspak se kur.

“Protestat kombëtare janë tepër të vonuara. Së shpejti do të njoftojmë protestën e parë kombëtare, ftojmë qytetarët që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kur një regjimi që e ka vjedhur atë, që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, financiar, logjistik për t’u marrë votën shqiptarëve”, tha Berisha.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme