Politika 20 December 2025, 12:42 Nga VNA

Berisha paralajmeron aleancë me Lapajn?

Ndaje në Whatsapp

Berisha paralajmeron aleancë me Lapajn?

Kryetari i PD, Sali Berisha, duket se po paralajmëron një alenacë me kreun e “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj. Edhe në komunikimin e sotëm me qytetarë në rrjetet sociale, Berisha përshëndeti sërish protestën e Lapajt që po mbahet para kryeministrisë dhe për qëndrimin e tij të pandërprerë.

Kreu i PD gjithashtu përsëriti se Lapaj është i mirëpritur edhe në protestën e demokratëve që do të mbahet të hënën para zyrës së Edi Ramës.

“Unë e kam pmbështetur publikisht jo një herë por disa herë dhe e kam përgëzuar zotin Lapaj për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij. PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament. Në datën 22 PD dhe elektorati i saj janë në shesh. Zoti Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje po të donte dhe mund të ishte por ai ka ndjekur, sepse ka të programuar protestën për partinë e tij”, tha Berisha.

Kjo nuk është hera e parë që Berisha mbështet publikisht protestat e Lapajt dhe i ka bërë thirrje që t’i bashkojnë tubimet. Ndërsa ky i fundit nuk i ka komentuar deklaratat e kryedemokratit, duke shtuar dyshimet se po paralajmërojnë një aleancë mes tyre.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme