Politika 14 March 2026, 10:57 Nga VNA

Berisha nuk kursen deklaratat politike edhe në Ditën e Verës

Ndaje në Whatsapp
Berisha nuk kursen deklaratat politike edhe në Ditën e Verës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk kursen deklaratat politike dhe akuzat ndaj qeverisë edhe në festën e Ditës së Verës.

Kryedemokrati ishte sot në Elbasan, të cilin e quajti “kryeqendrën e festës më të lashtë shqiptare”, dhe uroi qytetarët duke përshkruar Ditën e Verës si simbol shprese dhe ripërtëritjeje.

Megjithatë, në vend që ta linte deklaratën e tij vetëm në kontekstin e urimit, Berisha shfrytëzoi edhe këtë dalje publike për të përsëritur akuzat e përditshme politike.

Ai tha se kryeministri, Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku, po pengojnë perspektivën europiane të vendit dhe se “dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët”.

Duket se kreut të PD nuk i mjaftojnë konferencat e përditshme për të kritikuar qeverinë. Ai zgjedh të shfrytëzojë edhe vizitat për raste festash për mesazhet politike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme