Politika 16 March 2026, 12:07 Nga VNA

Berisha: Nuk bashkojmë asnjë votë me Ramën për ndryshimet ligjore, vendimi i Sadushit e bën Shqipërinë vend më të rrezikshëm

Ndaje në Whatsapp

Berisha: Nuk bashkojmë asnjë votë me Ramën për

Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bashkojë asnjë votë me mazhorancën për ndryshimet ligjore të propozuara, të cilat ai i cilësoi si antikushtetuese.

“Ato janë ndryshime antikushtetuese dhe ne nuk bashkojmë kurrë asnjë votë me Edi Ramën. Kjo të jetë shumë e prerë”, tha ai.

Duke vijuar deklaratën e tij, Berisha denoncoi si “akt jashtëzakonisht të rrezikshëm” vendimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, të cilin e akuzoi se po vepron si “partizan i Edi Ramës”.

“Me vendimin që ka bërë, ai e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të rrezikshëm. Është shumë herë më i rrezikshëm pasi u krijon mundësi të gjithë kriminelëve të arratisen dhe nuk do ketë më kriminelë në bankën e akuzës”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, ky vendim krijon një mburojë për krerët e organizatave kriminale, pavarësisht nëse janë zyrtarë apo jo, dhe përbën rrezik për gjithë rajonin.

Berisha shtoi se edhe në pesë vitet e fundit një numër i madh mandatesh arresti ndaj bosëve të krimit nuk janë ekzekutuar.

“Gjatë 5 viteve të shkuara, 252 mandate të bosëve të krimit nuk u ekzekutuan, por mbetën të lirë në Shqipëri dhe në vende të tjera. Kur mandatet ekzekutoheshin vetëm 15 për qind e tyre, tani do të jetë 0 për qind”, tha ai.

Sipas Berishës, me këtë vendim të Sadushit, mandatet e arrestit rrezikojnë të përfundojnë të gjitha në arrati dhe në kërkim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme