Politika 16 November 2025, 12:47 Nga VNA

Berisha njofton “platformën parlamentare” përpara Kryeministrisë; protestat vijnë një javë pas fletëthirrjes së SPAK-ut për 21 Janarin

Ndaje në Whatsapp
Berisha njofton “platformën parlamentare” përpara
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se duke nisur nga dita e hënë, opozita do të ndërmarrë atë që ai e cilëson si “hapin më të rëndësishëm” kundër qeverisë Rama: ngritjen e të ashtuquajturës “platformë parlamentare” përpara godinës së Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Berisha akuzon mazhorancën se ka kthyer parlamentin në një makineri mekanike që kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa asnjë debat, ndërsa opozitës, sipas tij, i jep zë sa për statistikë: “vetëm një herë në nëntë seanca”.

Sipas Berishës, ngritja e kësaj platforme ka për synim krijimin e një hapësire të re për opozitën dhe rikthimin e debatit politik, të cilin ai akuzon qeverinë se po e shtyp në mënyrë sistematike.

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat!”, shkruan Berisha në Facebook.

Protestat vijnë një javë pas fletëthirrjes së SPAK-ut për Berishën

Ky njoftim vjen vetëm një javë pasi u bë publike fletëthirrja e SPAK-ut për Sali Berishën lidhur me hetimin për ngjarjet e 21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues përpara Kryeministrisë. Deri më tani PD nuk ka organizuar protesta për çështje të tjera madhore që ka denoncuar, përfshirë:

                •             atë që e ka quajtur “masakra zgjedhore” e zgjedhjeve të 11 majit,

                •             skandalet e denoncuara nga opozita ndaj Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës,

                •             si dhe akuzat ndaj Belinda Ballukut, zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nuk dihet ende nëse “platforma parlamentare” do të marrë formën e një proteste të përditshme, një instalacion simbolik apo një tryezë të hapur politike pranë Kryeministrisë. PD pritet të bëjë publik planin e plotë në ditët në vijim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme