Politika 2 May 2026, 13:03 Nga VNA

Berisha “ngjall zili” te partitë simotra në Europë: në PD kryetari zgjidhet me një anëtar, një votë… jo nga forumet

Ndaje në Whatsapp

Berisha “ngjall zili” te partitë simotra në Europë:

Sali Berisha zgjodhi një komunikim në Facebook me qytetarët për të shpallur Partinë Demokratike si forcën më demokratike në Shqipëri, madje duke pretenduar se sfidon edhe partitë simotra në Europë.

“Partia Demokratike ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë”, u shpreh ai, duke theksuar se ndryshe nga shumë parti europiane ku kryetarët zgjidhen nga forumet, në PD vendos anëtarësia.

Berisha kërkoi që demokratët të mos bien “viktimë e propagandës”, duke akuzuar kundërshtarët se prej vitit 2009 kanë zhdukur votën e lirë dhe madje kanë mobilizuar “mafien më të rrezikshme të kokainës” kundër PD. Sipas tij, gara është e hapur për këdo që plotëson kriteret dhe përbën momentin më të rëndësishëm për përfaqësimin e anëtarësisë.

Përtej këtij përshkrimi të një procesi ideal, realiteti në fakt është krejt ndryshe. Sepse në këtë “formë më themelore të demokracisë”, deri tani në garën për kryetar të PD mbetet vetëm një kandidat: vetë Sali Berisha.

Dhe kështu, mes fjalëve për konkurrencë dhe hapje, PD po zhvillon ndoshta garën e saj më të qartë ndonjëherë — një proces ku rezultati nuk pret votën për t’u konfirmuar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme