Politika 2 February 2026, 19:16 Nga VNA

Berisha nga Foltorja: Protesta e 24 janarit lebetiti qeverinë, ajo e 10 shkurtit do të jetë tronditëse

Ndaje në Whatsapp

Berisha nga Foltorja: Protesta e 24 janarit lebetiti qeverinë, ajo e 10

Partia Demokratike mbajti Foltoren e radhës para Kryeministrisë, pa ndonjë risi apo ndryshim nga ato të mëparshmet.

Duke e mbajtur fokusin tek protestat kundër qeverisë, Berisha u tha të pranishmëve, që ishin shumë më pak në numër, se tubimi i 24 janarit lebetiti qeverinë.

“Lebetitëm një regjim anti-shqiptar, armik të këtij kombi. Dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve, në të gjitha kancelaritë, të NATO-s, BE-së dhe në Uashington mesazhin e qytetarëve shqiptarë që nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit çdo ditë”, tha Berisha.

Megjithëse protesta e shkuar në realitet nuk ka lëkundur qeverinë, sipas kreut të PD-së, ajo e 10 shkurtit do të jetë data e radhës që do të trondisë regjimin.

Për këtë, ai u bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen tubimit javës që vjen për t’i dhënë, sipas tij, mësimin e merituar narkokracisë së Tiranës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme