Politika 10 February 2026, 21:52 Nga VNA

Berisha në QSUT për Nallbatin: ka hematomë — akuzon Sokol Bizhgën si urdhërdhënës dhe fajëson policinë për dëmtimin e operatorit të News 24

Ndaje në Whatsapp
Berisha në QSUT për Nallbatin: ka hematomë — akuzon Sokol

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkoi në QSUT për të vizituar deputetin e PD-së, Bledion Nallbati, i cili u lëndua gjatë përplasjeve para Kuvendit dhe u shoqërua për trajtim mjekësor.

Pas takimit me mjekët, Berisha dha detaje për gjendjen shëndetësore të deputetit, duke theksuar se ai ka pësuar një hematomë dhe do të mbahet nën vëzhgim.

“Ka një hematomë dhe, sipas protokollit, do të qëndrojë në observim për një kohë për të parë nëse ka pasoja të tjera nga goditja,” tha Berisha.

Në të njëjtën kohë, kryetari i PD-së lëshoi akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë, duke përmendur emrin e Sokol Bizhgës si urdhërdhënës të ndërhyrjes së dhunshme.

“Sipas informacioneve që kemi, urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, një nga kriminelët më të njohur me uniformë në Republikën e Shqipërisë. E garantoj Sokol Bizhgën se do të mbajë përgjegjësi deri në ditët e fundit të jetës së tij,” deklaroi ai.

Gjithashtu, Berisha pretendoi se dëmtimi i operatorit të News 24, Aldo Kashri, nuk erdhi nga molotovët e protestuesve, por nga veprimet e forcave të rendit.

Sipas tij, kjo provon se policia ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme dhe të dhunshme ndaj mediave dhe protestuesve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme