Politika 6 May 2026, 14:24 Nga VNA

Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar: Hapni luftë mediave dhe analistëve që i shërbejnë qeverisë

Ndaje në Whatsapp

Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar: Hapni luftë mediave dhe

Sali Berisha u ka shpjeguar sot deputetëve të grupit parlamentar të PD-së progres-raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, duke u ndalur te mënyra se si, sipas tij, duhet lexuar ky dokument.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha ka theksuar se raporti nuk duhet interpretuar sipas versionit të qeverisë, por në një lexim krejt tjetër politik nga ai që po paraqitet publikisht nga mazhoranca.

Një nga pikat ku ai është ndalur më gjatë ka qenë media. Gjatë mbledhjes, ai u kërkoi deputetëve demokratë të hapin “luftë” ndaj pronarëve të mediave që, sipas tij, “i shërbejnë mafias”, si edhe ndaj analistëve dhe komentatorëve që ai i konsideron në shërbim të qeverisë.

Berisha ka pretenduar se progres-raporti evidenton probleme serioze me lirinë e medias dhe kapjen e saj nga interesat pranë pushtetit, duke e përdorur këtë si argument për një përplasje më të fortë politike me mediat kritike ndaj opozitës.

Sipas tij, deputetët demokratë duhet ta përdorin raportin e BE-së si provë jo vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër asaj që ai e konsideron propagandë mediatike në favor të Edi Ramës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme