Politika 19 February 2026, 12:18 Nga VNA

Berisha ndryshon qëndrim për molotovët në protesta pas deklaratës së McAllister: Nga “heronj të demokracisë” në “disa të dëshpëruar”

Ndaje në Whatsapp
Berisha ndryshon qëndrim për molotovët në protesta pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se personat që hedhin molotovë gjatë protestave janë “disa të dëshpëruar”, duke iu përgjigjur pyetjes nëse protesta e thirrur prej tij do të jetë e dhunshme.

Sipas Berishës, ai dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, David McAllister, janë në të njëjtën linjë mendimi, pasi ky i fundit ka theksuar se “nuk ka vend për protesta të dhunshme”. Deklarata e liderit demokrat erdhi në një moment kur po shtohen diskutimet për formën dhe intensitetin e aksionit opozitar.

Megjithatë, cilësimi si “të dëshpëruar” për adoleshentët që hedhin molotovë gjatë protestave ka ngjallur pikëpyetje, sidomos nëse krahasohet me deklaratat e mëparshme. Vetëm dy ditë më parë, Berisha i kishte përshkruar ata si “heronjtë e mëdhenj të demokracisë”.

Ndryshimi i tonit pas vizitës dhe deklaratës së McAllister ka sjellë reagime dhe interpretime të ndryshme në opinionin publik, duke ngritur dyshime mbi qëndrimin e qartë të opozitës ndaj akteve të dhunës në protesta.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme