Politika 15 November 2025, 13:45 Nga VNA

Berisha ndryshon formën e komunikimit, paralajmëron “Foltoren” pas fletëthirrjes së SPAK për 21 Janarin

Ndaje në Whatsapp
Berisha ndryshon formën e komunikimit, paralajmëron

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndryshuar ritmin dhe mënyrën e komunikimit publik vetëm pak orë pasi SPAK e thirri për çështjen e “21 Janarit”. Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Berisha njoftoi nisjen e një lëvizjeje të re politike, duke shpallur “Foltoren” dhe një tur takimesh në bazë me demokratët.

Berisha deklaroi se analiza e situatës politike do të nisë menjëherë dhe se ai vetë do të udhëtojë në të katër anët e vendit për të takuar mbështetësit. Synimi, sipas tij, është organizimi i një përballjeje të drejtpërdrejtë me atë që e quan “regjim”.

“Analiza do të nisë menjëherë dhe turi im në bazë do të nisë menjëherë. Pres të nis takime në të katër anët e vendit me qytetarë dhe demokratë me shpresën se shqiptarët me guximin dhe energjinë e tyre do përballen dhëmb për dhëmb me këtë regjim”, u shpreh Berisha.

Paralajmërimi i tij vjen në një moment të tensionuar politik, ku thirrja e SPAK për dosjen e 21 Janarit ka rikthyer debatin për përgjegjësitë e ngjarjes dhe rolin e tij si kryeministër në atë kohë.

Lexo gjithashtu

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme