Politika 16 February 2026, 13:13 Nga VNA

Berisha: Ndryshimet ligjore synojnë mbrojtjen personale të Ramës dhe zyrtarëve të tij

Ndaje në Whatsapp

Berisha: Ndryshimet ligjore synojnë mbrojtjen personale të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndryshimet e fundit ligjore të propozuara kanë për qëllim mbrojtjen e tij personale dhe të zyrtarëve të përfshirë në afera korruptive.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se amendamentet e propozuara synojnë, sipas tij, “asgjësimin e sistemit të drejtësisë” dhe mbrojtjen e anëtarëve të qeverisë nga hetimet.

Ai theksoi se pezullimi i zyrtarëve nga detyra është një e drejtë kushtetuese e prokurorisë dhe e gjykatave, që shërben për të mbrojtur interesin publik dhe funksionimin e ligjshëm të institucioneve.

“Edi Rama, për të mbrojtur krimet e tij monstruoze dhe vjedhjet e pallogaritshme, po kalon në veprime të tjera, në asgjësimin e sistemit të drejtësisë, në miratimin e ligjeve për të mbrojtur veten dhe bandën e tij plaçkitëse në qeveri”, tha ai.

Kreu i PD gjithashtu sulmoi edhe kreun e ri të AKSHI, Igli Tafa, të cilin e cilësoi si të lidhur me rrethin e afërt të kryeministrit.

Kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit për të rrëzuar, siç e quajti ai, “sistemin më kleptokratik që ka njohur Shqipëria”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme