Politika 19 December 2025, 13:01 Nga VNA

Berisha me dy standarde për SPAK: Admirim për dosjen Balluku, sulm për hetimet ndaj përfaqësuesve të opozitës

Ndaje në Whatsapp

Berisha me dy standarde për SPAK: Admirim për dosjen Balluku, sulm

“Në fakt, kurrë një njeri që beson se zbatimi i ligjit dhe i Kushtetutës është kusht për lirinë dhe të drejtat njerëzore nuk mund të ketë asnjë hezitim ndaj atyre që zbatojnë ligjin. Kam admirim për çdo njeri që zbaton ligjin, por nuk bie dakord me ata që fshehin krimet në SPAK”.

Kështu u shpreh sot Sali Berisha, duke vijuar të mbajë një qëndrim me dy standarde ndaj Prokurorisë së Posaçme. Në deklaratat e tij, Berisha dallon mes prokurorëve “të mirë” kur hetojnë qeverinë dhe atyre “të këqij” kur hetojnë opozitën.

Sipas tij, në SPAK ka edhe prokurorë të guximshëm, të cilët morën të pandehur zëvendëskryeministren, një veprim që, sipas Berishës, duhet vlerësuar. Por nga ana tjetër, ai e cilësoi si “SKAP” SPAK-un kur heton përfaqësues të opozitës ose kur, sipas tij, shtyhen çështje të tjera.

“Kjo është drejtësi në këmbët e një organizate kriminale, në të cilën ka edhe njerëz që kanë guxim dhe zbatojnë ligjin”, tha më tej kryetari i Partisë Demokratike.

Në fund të fjalës së tij, Berisha bëri edhe një herë thirrje për mbështetje, duke ftuar shqiptarët t’i bashkohen protestës së demokratëve ditën e hënë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme