Politika 18 November 2025, 08:18 Nga VNA

Berisha mblodhi militantët në protestë, Salianji: Duhet të kishim revoltore, jo foltore!

Ndaje në Whatsapp
Berisha mblodhi militantët në protestë, Salianji: Duhet të

Opozita ka nisur një cikël protestash ditën e sotme, ku Berisha, deputetë të PD-së dhe militantë të kësaj partie qëndruan përpara kryeministrisë dhe u mbajtën disa fjalime. 

Ervin Salianji, i pyetur për këtë protestë modeste të opozitës, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se duhej revoltë dhe organizim, ndërkohë që renditi disa nga arsyet e protestës, si korrupsioni, kapja e shtetit por edhe ligji për barazinë gjinore që Sali Berisha e ka shpallur si "ligj të George Soros". 

Ylli Rakipi: Opozita ka nisur një cikël protestash. Zoti Salianji, cili është qëllimi i këtyre protestave? Si ua ka shpjeguar Berisha nisjen e këtyre protestave ju aty brenda? Se kuptohet që këto i ka caktuar doktori. 

Ervin Salianji: Unë nuk jam nxënës të më shpjegojë njeri. Padiskutim që protesta është e vonuar, u nis sot, ishte një platformë parlamentare qytetare, për ti dhënë mundësinë edhe qytetarëve të flasin para Kryeministrisë. Ka shumë arsye për të protestuar. Që nga maji, mendoj se duhej protestuar për zgjedhjet e vjedhura të 11 majit, arsyeja tjetër, gjendja ekonomike, kapja e sistemit politik, të gjithë arsyet e tjera, kalimi i ligjit për barazinë gjinore, por themeli është që u kap qeveria dhe Edi Rama në vjedhje 50 mln euro, në këtë kuptim, dita e sotme duhet të ishte ditë revolte. 
Duhet të ishte protestë revolte të ashpër dhe të organizuar. Diku 50 mln euro zv kryeministrja, diku porti që e mori një pensionist me një kompani që ishte me një mln lekë të vjetra e regjistruar, e një pensionisti, aeroporti i Vlorës, miliarda euro, Luftar Hysa i sanksionuar nga SHBA, biznesmen që pastron...

Ylli Rakipi: Çfarë do të quani sukses me këto protesta? Çfarë duhet arritur për të thënë që ëhtë sukses dhe nuk dështoi edhe kjo përpjekje?

Ervin Salianji: Largimi i qeverisë ky është qëllimi dhe zgjedhjet e lira. Protesta është instrument, nëse më pyet cili është suksesi, të paktën nisi protesta, pra ka një akt, një reagim, për të gjithë këto që thashë. Të gjithë këto elemente, janë të rënda.

Ylli Rakipi: Aty 85% e kishit për tre gjinitë, me parrulla, jo nga gjithë këto që the ti, që janë akte të vërteta, që janë tmerr i madh. 

Ervin Salianji: Ne sot duhet të kishim revoltore! 

Ylli Rakipi: Kujdes se revoltore, nevojtore...

Ervin Salianji: Duhet të kishim revoltë. /TPZ

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme