Politika 17 December 2025, 20:24 Nga VNA

Berisha lë të hapur mundësinë për përjashtimin e Salianjit: “Bandat janë vija e kuqe për PD”

Ndaje në Whatsapp
Berisha lë të hapur mundësinë për  përjashtimin e

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se nuk i lëviz “asnjë presje” qëndrimit të mbajtur në konferencën për shtyp të mesditës lidhur me turin e organizuar nga Ervin Salianji.

Në prononcimin për mediat, Berisha theksoi se qëndrimi i PD-së është absolut dhe i pandryshueshëm kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me bandat, duke e cilësuar këtë si “vijë të kuqe” për partinë.

“Gjithçka kam pasur për këtë çështje e kam shprehur si kryetar i PD dhe asgjë nuk e lëviz,” u shpreh Berisha.

I pyetur për akuzat e Ervin Salianjit ndaj Arjan Ndojit, Berisha u përgjigj shkurt se i qëndron plotësisht deklarimeve të tij të mëparshme. “Bandat janë vija e kuqe për PD,” përsëriti ai.

Në pyetjen direkte nëse Salianji përjashtohet nga Partia Demokratike, Berisha u mjaftua me përgjigjen: “Shih statutin.”

Më tej, ai shtoi se “nuk kam thënë që s’ka vetëpërjashtime”, duke e lënë kështu të hapur mundësinë që çështja e Salianjit të përfundojë me përjashtim nga radhët e PD-së.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme