Politika 19 September 2025, 08:29 Nga VNA

Berisha konfirmon: Do të rikandidoj për kreun e PD-së në vitin 2026

Ndaje në Whatsapp
Berisha konfirmon: Do të rikandidoj për kreun e PD-së në

Në prill të vitit të ardhshëm i përfundon mandati në krye të Partisë Demokratike, por Sali Berisha ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e partisë.

I pyetur në emisionin “Opinion” nëse do të rikandidonte për një mandat tjetër, Berisha u shpreh prerazi se do të garojë përsëri. “Nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës. Absolutisht do të rikandidoj,” tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Blendi Fevziut për mundësinë që PD të drejtohet nga një përfaqësues më i ri, ndërsa ai të mbetej si kryetar nderi ose supervizor, Berisha e përjashtoi këtë skenar: “Partia nuk funksionon me supervizor, funksionon me lider.”

Zgjedhjet brenda PD-së në vitin 2026 zhvillohen në një moment kritik për opozitën shqiptare, mes debateve të brendshme mbi lidershipin dhe drejtimin politik që duhet të ndjekë partia.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme