Politika 17 December 2025, 18:11 Nga VNA

Berisha: Këshilli Kombëtar u mblodh me vonesë për shkak se PD mbrojti votën e 11 majit

Ndaje në Whatsapp

Berisha: Këshilli Kombëtar u mblodh me vonesë për shkak se

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbledhja e Këshillit Kombëtar e PD-së u vonua për shkak të mbrojtjes së votës së shqiptarëve.

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e para pas humbjes së thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Berisha theksoi se kushdo që pretendon se Edi Rama fitoi zgjedhjet, qoftë me dashje apo pa dashje, po justifikon farsën elektorale.

Kreu i PD-së u shpreh i bindur se mazhoranca nuk do të kishte arritur fitore pa përdorur “tre shtylla” kryesore, fondet e buxhetit të shtetit, bandat kriminale dhe administratën elektorale.

Berisha tha se Partia Demokratike ka treguar deri tani ‘muskujt’, por pranoi se nuk ka bërë ende mjaftueshëm për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Ai premtoi se PD do të përshkallëzojë protestat deri në greva urie, apo demonstrata të fuqishme.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme