Politika 8 December 2025, 21:54 Nga VNA

Berisha: “Isha i privilegjuar nga regjimi”, rrëfimi i 8 dhjetorit dhe dy figurat që dolën nga e njëjta lëvizje

Ndaje në Whatsapp
Berisha: “Isha i privilegjuar nga regjimi”, rrëfimi i 8

"Nuk kam menduar asnjëherë arratisjen edhe kur kam qenë jashtë Shqipërisë në udhëtime. Familja ime nuk ka qenë e persekutuar dhe unë e ndjeja veten të privilegjuar të regjimit”, deklaroi në Syri TV Sali Berisha në rrëfimin e tij të përvitshëm për 8 dhjetorin, 35 vite pas lëvizjes studentore.

Ai pranoi se Sigurimi i Shtetit ndërhyri dhe futi segmente në PD, por nuk ia doli ta zotëronte atë. Sali Berisha tha sot se, pavarësisht dilemës që pati për të hyrë në politikë në ato ditë apo për t’u rikthyer në profesion, ai nuk është bërë pishman që zgjodhi politikën. Edhe pse këtë vit, sipas tij, motivi që zgjodhi politikën në atë vit të largët ’90 ishte Kosova.

Gjithsesi, fakt mbetet që në podiumin e protestës së studentëve të dhjetorit në vitin e largët ’90, Sali Berisha u shfaq fillimisht si profesor dhe pak javë më pas si lider i padiskutueshëm që drejton edhe sot PD. Në të njëjtën lëvizje u shfaq edhe Edi Rama, i cili u zhduk pak muaj më pas për t’u rifaqur disa vite më vonë, për të qenë sot kryeministër dhe Sali Berisha kryetar opozite.

Si dy produkte të një lëvizjeje me shumë dritë-hije, ndoshta me fije që lëvizin diku në zyrat e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, ata vijojnë edhe sot të drejtojnë fatet e shqiptarëve. Jo si rrjedhojë e paranojës së zhvilluar të shqiptarëve, por si pasojë e logjikës dhe fakteve postkomuniste që vijojnë të mbeten kaq prezente në Shqipërinë që kurrë nuk e nisi seriozisht procesin e dekomunistifikimit.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme