Politika 13 February 2026, 14:01 Nga VNA

Berisha ironizon Ramën dhe emërimin e Dashnor Sulën: “Puthu me Milon” tani është bërë “puthu me Dashin”

Ndaje në Whatsapp

Berisha ironizon Ramën dhe emërimin e Dashnor Sulën: “Puthu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar me tone ironike prezantimin e dytë që kryeministri Edi Rama i bëri ish-deputetit demokrat Dashnor Sula në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Në nisje të konferencës së tij për mediat, Berisha u shpreh se shprehja e njohur “puthu me Milon” tashmë është zëvendësuar me “puthu me Dash Sulën”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe te mungesa e kryeministrit në Konferenca e Mynihut, duke deklaruar se Rama kishte planifikuar të merrte pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar, por se vizita nuk u realizua pasi, sipas tij, takimet e parashikuara ia kishin anuluar.

Krydemokrati nuk bën asnjë hap pas për të miturit që ftohen në protestë, ndërsa edhe në deklaratën e sotme për mediat tha se në protestën e radhës do jenë dyfishi i tyre.

“Urdhri ka qenë të arrestohen të rinjtë, por unë ju siguroj se protestën tjetër do të jenë dyfishi i të rinjve. Se zemërimi i të rinjve është i pakufijshëm sotndaj tij që don tani të ndryshojë dhe ligjet”, tha ai.

Ndërkohë, Berisha vijon të mohojë që gjatë protestës opozitare të 10 shkurtit të ketë pasur efektivë policie të plagosur, pavarësisht transmetimeve live nga mediat.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme