Politika 14 November 2025, 12:48 Nga VNA

Berisha “i vetmi i paditur” në Republikë: Fletëthirrja publike, strategjia e vonesës dhe sfida ndaj drejtësisë për 21 Janarin

Ndaje në Whatsapp
Berisha “i vetmi i paditur” në Republikë:

Nga Desada Metaj

Lajmi më i rëndësishëm i ditës ishte paraqitja e Sali Berishës për të dëshmuar për 21 Janarin pranë Prokurorisë së Posaçme. Megjithë justifikimin se nuk e ka marrë fletëthirrjen, kryetari i PD nuk mund të fshihet pas gishtit, sidomos për një thirrje që është botuar nga media. Kur fletëthirrja është bërë publike, Berisha ka detyrimin, të paktën moral, të provojë se ajo nuk i ka mbërritur në asnjë nga tre rrugët e komunikimit (dërgimi në banesë, dorëzimi në PD ose në Kuvend). Ky është një detyrim etiko-politik elementar.

Edhe nëse rezulton se asnjë nga këto rrugë nuk ka funksionuar, për një figurë politike – madje deputet – ekziston një detyrim moral-publik që, sapo thirrja u bë publike, të tregonte minimalisht zell dhe përgjegjësi: të dërgonte një përfaqësues apo të paraqitej vetë për ta marrë njoftimin. I vetmi “i paditur” në gjithë Republikën e Shqipërisë rezulton të jetë pikërisht Sali Berisha, njeriu më i informuar për çdo zhvillim, shpesh edhe përmes “qytetarit dixhital”.

Kjo është e vështirë për t’u besuar. Berisha ka dalë publikisht me dije për shumë akte dhe veprime hetimore penale të dosjeve të të tjerëve në SPAK; vështirë të mendohet se është i painformuar pikërisht për çështjen e vet. Ka vetëm një shpjegim logjik: ai është plotësisht në dijeni të asaj që SPAK ka hetuar deri tani për 21 Janarin dhe, me shumë gjasë, e di që materiali i mbledhur nuk është “i këndshëm” për të. Prandaj ka zgjedhur strategjinë e zvarritjes, duke u kapur pas procedurave për të fituar kohë dhe për t’u përgatitur të sfidojë autoritetin e drejtësisë. Një strategji e gabuar, që në sytë e publikut vetëm sa e vetëfajëson – një skemë e përsëritur, si në rastin e dosjes “Partizani”.

Më problematike se sjellja e tij është implikimi i grupit të deputetëve të PD, të cilët me heshtjen e tyre bëhen bashkëfajtorë në një ngjarje të rëndë politike. Po ashtu edhe ata deputetë ose administratorë të Kuvendit që, në një aleancë fluide me Berishën, nuk gjejnë guximin apo dinjitetin për ta vënë përballë përgjegjësisë ligjore një deputet që duhet të japë llogari para drejtësisë.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme