Politika 6 November 2025, 20:36 Nga VNA

Berisha i përgjigjet PS: Nuk e ofendova ambasadorin, kërkova vetëm direktivën e BE

Ndaje në Whatsapp
Berisha i përgjigjet PS: Nuk e ofendova ambasadorin, kërkova

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj akuzave të socialistëve se ka fyer ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke e cilësuar si “binar”.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se nuk ka ofenduar ambasadorin, por ka shprehur qëndrimin e tij duke kërkuar argumente konkrete lidhur me projektligjin që po diskutohet në Parlament.

Berisha theksoi se kërkesa e tij ndaj ambasadorit Gonzato dhe Komisioneres së BE për Zgjerimin, Marta Kos, lidhet me paraqitjen e direktivës së Bashkimit Europian ku, sipas tij, përdoret “terminologjia e përkatësisë së shumëfishtë gjinore”.

“Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia. I kam kërkuar ambasadorit të na tregojë se cilën direktivë ka mbështetur ky ligj, sepse BE funksionon me direktiva. Cila direktivë përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore?”, tha Berisha.

Ai shtoi se, sipas ekspertëve që ka konsultuar, direktivat e BE-së nuk e përmbajnë një gjuhë të tillë.

“Ekspertë të shquar më kanë konfirmuar se asnjë direktivë e BE nuk e përdor këtë terminologji. Janë të gjitha në binaritet, flasin për burrin dhe gruan. Kjo është e tëra. Çdo interpretim sui generis është problem i atij që e bën”, u shpreh kreu demokrat.

 


ë to.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme