Politika 27 November 2025, 13:32 Nga VNA

Berisha i jep “leksione” Kushtetueses: Rama dhe Balluku po kërkojnë të përmbysin vendimin e ligjshëm të GJKKO-së

Ndaje në Whatsapp

Berisha i jep “leksione” Kushtetueses: Rama dhe Balluku po

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në daljen e radhës për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku se po përpiqen të përmbysin në Gjykatën Kushtetuese vendimin e ligjshëm të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Sipas tij, kërkesa e depozituar në Kushtetuese nuk është një veprim institucional, por një tentativë për të shpëtuar nga përgjegjësia “për vjedhjet në flagrancë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve”, për të cilat Balluku është nën akuzë dhe e pezulluar nga detyra.

“Dje njoftova se do paraqes të gjitha argumentet e pakundërshtueshme ligjore që faktojnë se dyshja Rama-Balluku, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, përpiqen të mbrojnë vjedhjen që kanë kryer.

Të kapur në flagrancë me vjedhjet e mëdha të taksave të qytetarëve, Edi Rama dhe Lubi Balluku, në përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga krimi i tyre i përbashkët, janë vërsulur me tërbim drejt Gjykatës Kushtetuese, duke shpallur me mediat e tyre si puçist e antikushtetues vendimin e gjykatës speciale për pezullimin e Lubi Ballukut — de facto për vjedhjen në bashkëpunim me Ramën dhe organizatën e tyre kriminale në Drejtorinë e Rrugëve.

Këta bashkë-hajdutë shkuan së bashku në Gjykatën Kushtetuese për të përmbysur vendimin e ligjshëm të GJKKO-së dhe po përdorin të gjitha mjetet e presionit që u jep pushteti”.- tha ai në daljen e sotme në konferencen për shtyp.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme