Politika 18 November 2025, 13:37 Nga VNA

Berisha i jep fund justifikimeve, nesër paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

Ndaje në Whatsapp

Berisha i jep fund justifikimeve, nesër paraqitet në SPAK për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka dhënë fund justifikimeve që përdorte për të shmangur dëshminë e tij në SPAK për çështjen e “21 Janarit”. Në deklaratën e sotme për mediat, kreu i PD-së tha se do të paraqitet ditën e nesërme në SPAK për këtë çështje.

“Do të shkoj, nesër do të jem aty. Është hetim politik, pasi kjo çështje ka qenë e hetuar më parë. Por nuk jam thirrur, nuk jam marrë në pyetje; nuk u leverdiste të më thërrisnin sepse isha njeriu i sulmuar, i rrethuar. Sigurisht që do të shkoj; kam qenë 5–6 orë në rrethim në përpjekje për të pushtuar Kryeministrinë”, tha Berisha.

Kryedemokrati komentoi edhe pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në protestën e djeshme para Kryeministrisë. Ai theksoi se nuk bëhej fjalë për protestë, por për një foltore-parlament.

“Po keqinterpretoni të vërtetën. Dua të falënderoj qytetarët për pjesëmarrjen. Dje u mbajt foltorja e re para pallatit të krimit. Ne nuk kemi thirrur miting dhe nuk do të thërrasim. Nuk thërrasim ne. Nëse ne vendosim për një protestë masive, bie ndesh me të parën. Nuk ka qenë protestë kombëtare, por foltore parlamentaro-qytetare. Vijnë ata që duan të vijnë”, tha ai.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme