Politika 4 April 2026, 13:26 Nga VNA

Berisha “harron” Florian Binajn: kandidati për Tiranën do jetë figurë e shkëlqyer

Ndaje në Whatsapp

Berisha “harron” Florian Binajn: kandidati për Tiranën do

Kreu i PD-së, Sali Berisha, duket se nuk do t’i besojë më kandidaturën për Bashkinë e Tiranës aktorit Florian Binaj. Gjatë bashkëbisedimit që pati me ndjekësit në rrjetet sociale, kryedemokrati u pyet nëse PD-ja ka përzgjedhur kandidatin për Bashkinë e Tiranës.

Në vend që ta konfirmonte sërish Florian Binajn, të cilin e mbështeti para disa muajsh në zgjedhjet e pjesshme që u anuluan në Tiranë, Berisha tha se do t’u ofrojë qytetarëve një kandidat pas diskutimeve.

“Partia Demokratike, padiskutim që do t’u ofrojë qytetarëve të Tiranës dhe, kur të hapë diskutimet në mënyrë transparente, kandidaturën më të shkëlqyer. Do të bëjë gjithçka për të bashkuar në një front më të gjerë të gjithë opozitën dhe për t’ia kthyer kryeqytetin qytetarëve”, tha Berisha.

Qartazi, kryetari i PD-së duket se nuk e pranon më figurën e aktorit Florian Binaj për ta mbështetur edhe në zgjedhjet e 2027-ës, pavarësisht se ky i fundit e ka shprehur dëshirën për të kandiduar.

Florian Binaj shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme që do të mbaheshin në tetor 2025. Ai u mbështet fillimisht nga PD-ja dhe më pas nga forcat e tjera opozitare. Pas anulimit të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese, ai kishte shprehur dëshirën që të kandidonte edhe në zgjedhjet e vitit 2027, dëshirë e cila duket se kësaj here nuk do të ketë konsensusin e partisë më të madhe opozitare.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme