Politika 3 February 2026, 12:57 Nga VNA

Berisha harron deklaratat për bojkot: PD ka qenë dhe do jetë pjesë e komisionit të Reformës Territoriale

Ndaje në Whatsapp

Berisha harron deklaratat për bojkot: PD ka qenë dhe do jetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka konfirmuar se opozita do të jetë pjesë e komisionit për Reformën Territoriale. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha tha se kryeministri po tenton që të shmangë vëmendjen nga skandalet duke bërë “lojëra” me Komisionin, ndërsa përsëriti se PD ka qenë dhe do të jetë pjesë e tij.

“Asnjë mbledhje nuk janë njoftuar anëtarët e opozitës. Janë që të gjitha manipulime të Edi Ramës se do të spostojë, por ne jemi të përqendruar te grushti i tij i shtetit. Në komision, jemi si s’jemi. Ne kemi qenë dhe jemi. Të besoni ju gënjeshtrat e Taos?”, tha Berisha.

Por ndryshe nga çfarë deklaron Berisha, se zërat për mos-pjesëmarrje vijnë nga mazhoranca, kujtojmë se vetë kryedemokrati e kishte deklaruar publikisht disa herë që PD do të bojkotonte çdo bashkëpunim me mazhorancën për reformat. Ndryshimi i qëndrimit të tij erdhi vetëm dje pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ku disa deputetë ishin kundër vendimit për ta bojkotuar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme