Politika 2 February 2026, 12:02 Nga VNA

Berisha dhe Rama bëhen bashkë kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve

Ndaje në Whatsapp

Berisha dhe Rama bëhen bashkë kundër rritjes së pagave

Sali Berisha është në një linjë me kryeministrin Edi Rama lidhur me rritjen e pagave të gjyqtarëve, çështje për të cilën pritet që të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Pas kryeministrit që kritikoi kërkesën e gjyqtarëve që në orët e para të mëngjesit të sotëm, radhën e pati kreu i PD, Sali Berisha, i cili nuk la pa e komentuar pasi doli nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës për çështjen “Partizani”.

Kryedemokrati theksoi se rritja e pagave është kompetencë e pushtetit ekzekutiv, por sipas tij, për sa kohë është prishur “piramida” e sistemit, gjykata mund të ndërhyjë.

Por çështja e rrogave të gjyqtarëve, dy aktorët kryesorë politikë duket se e përdorin edhe për të sulmuar institucionet e drejtësisë me të cilat janë në përplasje prej muajsh. Rama për t’i çuar mesazhin e radhës Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Berisha për të sulmuar sërish SPAK-un dhe prokurorin Altin Dumani.

“Piramida parashikon rrogën më të lartë kreut të shtetit, piramida ka një shkallë. Nëse ekzekutivi ka firmosur për faqen e zezë të tij, që Altin Troplini të jetë njeriu më i paguar në sistemin e drejtësisë nga kufiri i Sllovenisë e Austrisë e gjer në Qipro, atëherë ai ka bërë jo piramidë të rrogave në përputhje me frymën e Kushtetutës dhe ligjit, por një piramidë me interesat e tij personale. Vërtet ajo është kompetencë e ekzekutivit, por është i detyruar ta ushtrojë në përputhje me parimin”, tha Berisha.

Ngjashmëria e deklaratave të kryeministrit dhe kreut të opozitës lë të kuptohet se qëllimi është për t’i çuar mesazhe drejtësisë dhe jo se i shqetëson një vendim i GJK-së pro rritjes së pagave. Sepse historia politike na ka treguar që kur këta personazhe nuk janë dakord me një vendim të Kushtetueses, nuk e zbatojnë pa iu dridhur qerpiku.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme