Politika 8 December 2025, 15:18 Nga VNA

Berisha: Beteja e PD në parlament për minimumin jetik. Protesta kombëtare pas Foltores

Ndaje në Whatsapp

Berisha: Beteja e PD në parlament për minimumin jetik. Protesta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar kritikoi sërish buxhetin e shtetit për vitin 2026, duke thënë se është një piramidë mashtrimi që bazohet në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Ai tha se PD do të depozitojë një amendament për minimumin jetik dhe se ky do të jetë beteja e radhës e demokratëve në parlament.

“Ky buxheti është një piramidë mashtrimi, vjedhjeje ndaj qytetarëve shqiptarë. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi rritjen ekonomike të vendit. Në këto të dhëna, rritja ekonomike për herë të parë pas 32 vitesh ekonomia shqiptare në rritje ka kontribut minorance. Vendosja e minimumit jetik do të jetë beteja jonë në parlament. Ne kemi bërë shumë amendamente, por amendamenti më i rëndëisshëm është vendosja e minimumit jetik”, tha Berisha.

Kreu i PD përsëriti dhe një herë se kryeministri Edi Rama po i bën presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku. Ai tha se pas Foltores, ka ardhur koha që opozita të organizojë protesta të fuqishme, por që nuk dha një datë për një të tillë.

“Çon kryeministri në Gjykatën Kushtetuese, që nuk ndodh kurrë. Dhe del si mashtrues publik dhe iu referua Komisionit të Venecias kushedi sa herë, në një kohë kur ky komision, absolutisht në asnjë opinion të vetëm nuk ka deklaruar se ministrat nuk mund të pezullohen.

Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vend”, tha Berisha.

Kryedemokrati foli edhe për planin e qeverisë për ngritjen e 28 qendrave më vend për emigrantët. Sipas tij, ‘Shndërrimi i Shqipërisë në autostradë emigrantësh është një barbari, është dorëzimi i tyre në kthetrat e mafias’.

"Tani flet për 28 qendra të reja pritje. Unë nuk dua të komentoj, sepse nuk është bërë asnjë transparencë për këto, por ajo që dua të them; shndërrimi i Shqipërisë në autostradë emigrantësh është një barbari mbi emigracionin në radhë të parë.

Është dorëzim i atyre qenieve në kthetrat e mafias më të pashpirt në Europë. Minimumi mafie e cila drejton dhe sundon policinë, në drejtësi dhe sundon kudo dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç se të përfitojë prej qenieve mjerane", tha Berisha.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme