Politika 7 April 2026, 13:39 Nga VNA

Berisha akuzon qeverinë: Nuk ka dhënë asnjë qindarkë për pensionistët nga fondi i bonusit

Ndaje në Whatsapp

Berisha akuzon qeverinë: Nuk ka dhënë asnjë qindarkë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot qeverinë se ka mashtruar pensionistët me skemën e bonusit për zgjedhjet e 11 majit. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se fondet për këtë shtresë në nevojë ende nuk janë shpërndarë, ndërsa pensionistët përballen me rritje të çmimeve.

“Kanë kaluar muaj që nga zgjedhjet dhe pensionistët nuk kanë marrë një qindarkë nga fondi i depozituar në Bankën e Shtetit prej 240 milionë eurosh, para të pashpenzuara gjatë vitit 2025,” tha Berisha. Ai shtoi se, sipas vendimeve të qeverisë, këto fonde do të disbursoheshin si bonus për pensionistët, por deri tani nuk është realizuar asnjë pagesë.

Berisha akuzoi qeverinë se po përdor fondin për qëllime të tjera dhe se shpërndarja e tij është shtyrë për fundin e vitit, duke theksuar se kjo situatë e vështirësohet nga çmimet e larta që rriten çdo javë.

Sipas tij, skema e bonusit është “mashtrim” për mbi 45 përqind të pensionistëve, të cilët ose nuk marrin asgjë, ose përfitojnë shumë pak.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme