Politika 19 February 2026, 11:36 Nga VNA

Berisha akuza: Tenderat e AKSHI-t do ti marrë baxhanaku i Ramës

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuza: Tenderat e AKSHI-t do ti marrë baxhanaku i  Ramës

Kreu i PD Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin  Rama, se ai synon të “privatizojë” tenderat e AKSHI-t në favor të baxhanakut të tij.

Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi nismën si një “goditje fatale ndaj shtetit ligjor” dhe akuzoi mazhorancën se po krijon një “mburojë” për kryeministrin.

“Edhe pushtuesi më i egër do të përpiqej ta maskonte një veprimtari të tillë armiqësore dhe poshtëruese ndaj qytetarëve. Kjo që bëni është krim i madh ndaj Kushtetutës dhe shtetit ligjor”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se Kushtetuta parashikon në disa raste pezullimin nga detyra, ndërsa sipas tij, mazhoranca po përpiqet ta pengojë këtë përmes ndryshimeve proceduriale. Berisha e quajti draftin e propozuar “ligji i Lindës së Surrelit dhe i AKSHI-t”, duke pretenduar se përmes tij synohet që tenderat e këtij institucioni të kalojnë në mënyrë të favorizuar.

"Këta që keni futur ju pezullohen me kushtetutë, dhe ju me procedurë kërkoni të pengoni pezullimin. Sot keni prurë ligjin e Lindave. Ai është ligji i Lindës së Surrelit e AKSH-t. Duan ta marrë privatisht baxhanaku tenderat, ato që i merrte me pengmarrje, do t’i marrë me ligj tenderat e AKSHI-t.”, tha Berisha.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme