Politika 21 April 2026, 13:34 Nga VNA

Berisha akuza të reja ndaj policisë: Hodhën molotovë ndaj protestuesve

Ndaje në Whatsapp

Berisha akuza të reja ndaj policisë: Hodhën molotovë ndaj

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vijuar me akuza të reja ndaj policisë pas përplasjeve në protestën e fundit, ndërsa kësaj here tha se janë hedhur molotovë ndaj protestuesve nga tarracat e institucioneve.

Në deklaratën për mediat, Berisha tha se gjatë protestës janë hedhur “granata, lëndë kimike me rrezik të lartë, mjete verbuese dhe substanca toksike”. Ai theksoi se për këto veprime “ka edhe dëshmitarë”.

Deklarata e kryedemokratit jep përshtypjen sikur protestën e bëri policia dhe jo opozita, por edhe pse pretendoi se ka dëshmitarë, ai nuk tha se do ta padiste rastin në prokurori.

Kreu i demokratëve premtoi sërish se protestat paqësore do të vazhdojnë, ndërsa datën se kur do të mbahet e radhës ende nuk e kishte vendosur.

Me gjasë, Berisha pret një përgjigje nga forcat e tjera opozitare, duke qenë se përsëriti thirrjen që të bëhen bashkë në një front përballë qeverisë që e quan “narkoregjim”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme