Politika 15 May 2026, 23:05 Nga VNA

Belinda “përçan” PS-në? Pas Spiropalit, edhe Braçe godet Ballukun: Në Fier nuk shoh asnjë angazhim, zero

Ndaje në Whatsapp
Belinda “përçan” PS-në? Pas Spiropalit, edhe

Deputeti socialist Erion Braçe ka lëshuar kritika të drejtpërdrejta ndaj drejtueses politike të PS-së në Fier, Belinda Balluku, duke thelluar perceptimin për tensione dhe pakënaqësi të brendshme në kampin socialist.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Braçe u pyet për situatën në qarkun e Fierit, ku më parë ka qenë deputet, dhe për rolin e Ballukut si drejtuese politike e këtij qarku.

Deputeti socialist deklaroi se nuk sheh asnjë angazhim të saj në çështjet që lidhen me bujqësinë, ndërsa kritikoi edhe ministrin e Financave Petrit Malaj, deputet në Lushnjë.

“Do doja që prezenca e saj në Fier të ndihmonte në çështje në lidhje me bujqësinë. Deri tani nuk e shoh. Nuk shoh as ministrin e Financave që është deputet në Lushnje të angazhuar me atë problematik. Fare zero”, u shpreh Braçe.

Ai ngriti shqetësime edhe për situatën e sigurisë ushqimore, duke paralajmëruar se sipas tij po krijohet një klimë që rrezikon të godasë padrejtësisht gjithë sektorin bujqësor.

Sipas Braçes, shumica e fermerëve shqiptarë prodhojnë “mirë dhe ndershëm”, ndërsa theksoi se nuk mund të përdoret problematika e sigurisë ushqimore për të shkuar drejt monopolizimit të tregut.

Deklaratat e Braçes vijnë në një moment kur brenda Partisë Socialiste po shtohen zërat kritikë dhe distancimet publike ndaj Ballukut, e cila shihet ende si një nga figurat më të fuqishme të mazhorancës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme