Politika 10 September 2025, 21:42 Nga VNA

Belind Këlliçi: PD duhej të kishte 75 mandate, me komision hetimor do gjejmë hajdutët

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi: PD duhej të kishte 75 mandate, me komision

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një intervistë për media ka zbuluar strategjinë revolucionare të opozitës për sesionin e ri parlamentar. Ai deklaroi se opozita do të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore, sepse sipas tij, i janë vjedhur plot 25 mandate dhe PD-ja duhej të kishte jo më pak se 75 deputetë.

“Duke qenë se pasojat e djegies së mandateve ishin katastrofale, PD është e pamundur të përsërisë të njëjtin gabim. Ne pretendojmë se na janë vjedhur 25 mandate. Ne pretendojmë se kemi 75 ulëse në atë parlament. Por nuk mund t’i lemë ato 50 vende bosh që na kanë votuar qytetarët,” tha Këlliçi.

Pasi nuk arritën ta rrëzojnë Edi Ramën me votë, dhe përkundrazi u zvogëluan edhe më shumë, tashmë opozita ka zgjedhur rrugën më të vështirë për të gjetur mandatet që i kanë humbur. Mbetet për t’u parë se në çfarë forme do t’i imponohet supermazhorancës për t’i marrë një komision hetimor për vjedhjen e votave.

Por edhe nëse do ndodh, me gjasë komisioni do të përfundojë më qesharak sesa komisioni hetimor për koncensionet në shëndetësi që e drejtoi Albana Vokshi.

Megjithatë, me deklarata publike përfaqësuesit opozitarë mund të pretendojnë edhe 83 mandate, por realiteti është që nesër në parlament Edi Rama do ulet si kryeministër për herë të katërt.

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme