Politika 5 December 2025, 23:01 Nga VNA

Bëj sevap, fol bukur, rri afër shefit — pjesën tjetër e rregullon shteti

Ndaje në Whatsapp
Bëj sevap, fol bukur, rri afër shefit — pjesën tjetër

Në një sallë plot me figura të njohura politike, artistë dhe shumë personazhe të ndryshëm, Fondacioni ‘Fundjavë Ndryshe’ ka festuar 10-vjetorin e krijimit të tij. Nuk ka munguar as kryeministri, që i ka kujtuar Arber Hajdarit se ka qenë anëtar i FRESSH socialist.

Arbër, Fundjava Ndryshe është një palestër e shpresës dhe trajner i disiplinës — tha Edi Rama, që në fakt harroi të thoshte se Arbrit dhe bamirësisë së tij, që furnizohet nga paratë e shqiptarëve, i ka dorëzuar së fundmi edhe disa dhjetëra hektarë tokë në fshatin Ferraj, që gojët e liga thonë se janë tokë pronarësh që komunistët ia kanë marrë me reformën agrare. Vetë Arber Hajdari, që diku shfaqet si bamirës e diku si opinionist i Big Brother, nuk i ka fshehur ambiciet për politikë; duket se me këtë rast ka gjetur edhe shembullin më të mirë. Epo, dardha nën dardhë bie… apo duhet thënë kush ha dardha dhe kumbulla pas shpinës së shefit e ha SPAKU?

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme