Politika 2 April 2026, 21:29 Nga VNA

Braçe sulmon hapur Edi Ramën: Partia nuk mund të jetë mur ku vendosen njoftimet

Ndaje në Whatsapp

Braçe sulmon hapur Edi Ramën: Partia nuk mund të jetë mur

Erion Braçe ka sulmuar hapur mënyrën e drejtimit të Partisë Socialiste nga Edi Rama, duke shprehur shqetësimin e tij mbi funksionimin e strukturave të partisë. Në një intervistë për “Top Story”, ai tha se PS është kthyer në një parti ku ngjiten vetëm njoftime në mur.

“Partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten kohë pas kohe njoftimet. Njoftime për kryetar partie, njoftime për të deleguar, drejtues politikë partie, njoftime për kryetar bashkie, njoftime për të deleguar edhe më gjerë në njësitë më të mëdha siç janë qarqet dhe kështu me radhë. Jo. Partia nuk mund të funksionojë kështu me njoftime që ngjiten në mur. Se në rast se vazhdon kështu që në mur mund të vijë edhe ndonjë njoftim tjetër pastaj që mund të jetë më i rëndë për PS, që tregon fundin do e mos”, tha Braçe.

Ai paralajmëroi se vazhdimi i kësaj praktike mund të ketë pasoja serioze për partinë dhe organizimin e saj.

Braçe gjithashtu tha se nuk i ka marrë leje askujt për vendimin e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Ai tha se e ka këtë luks për t’i marrë vendimet vetë pasi ka 30 vite deputet i zgjedhur dhe jo i emëruar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme