Politika 24 April 2026, 16:41 Nga VNA

Bardhi thirrje Ramës: Tani që dolën vilat dhe resortet e Karçanajt, kryeministri të kërkojë ndjesë

Ndaje në Whatsapp

Bardhi thirrje Ramës: Tani që dolën vilat dhe resortet e

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron zyrtarë të lartë të përfshirë në hetime nga SPAK, duke e cilësuar atë si “garant të korrupsionit”.

Në një postim në facebook, Bardhi i është referuar dy rasteve që sipas tij janë të lidhura me hetime për korrupsion, duke përmendur zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Sipas tij, në të dy rastet, mbrojtja politike e tyre nga kryeministri lidhet me, siç pretendon ai, lidhje që “çojnë tek familja Rama”.

“Dy rastet kanë një të përbashkët: të çojnë tek familja Rama. Njëra tek vetë Edi Rama, tjetra tek bashkëshortja e tij”, ka deklaruar Bardhi, duke shtuar se mbrojtja ndaj tyre nuk është rastësore.

Ai ka përmendur gjithashtu akuza për tendera publikë dhe lidhje të mundshme me persona të afërt me qeverinë, duke pretenduar se kryeministri ishte në dijeni të zhvillimeve të lidhura me AKSHI-n dhe procedurat e tij.

Bardhi ka reaguar edhe ndaj deklarimeve të mëparshme të kryeministrit për drejtuesen e AKSHI-t, duke thënë se zhvillimet e fundit, përfshirë sekuestrimin e pasurive të saj nga SPAK, sipas tij e bëjnë të domosdoshme një reagim publik të kreut të qeverisë.

“Edi Rama ka detyrimin të kërkojë ndjesë publike dhe të japë llogari para shqiptarëve”, është shprehur ai.

Deklaratat e Bardhit janë shoqëruar edhe me një video nga një dalje e mëparshme publike e kryeministrit Rama lidhur me çështjen në fjalë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme