Politika 26 December 2025, 11:53 Nga VNA

Bardhi: Kuvendi është kthyer në bunker për të mbrojtur Ballukun, u bllokua mbledhja e Këshillit të Mandateve

Ndaje në Whatsapp
Bardhi: Kuvendi është kthyer në bunker për të mbrojtur

Pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve kanë tentuar të zhvillojnë sot në orën 11:00 mbledhjen e këtij këshilli, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi dera e sallës ku duhej të mbahej mbledhja ishte e mbyllur me çelës.

Deputetët e opozitës Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Saimir Korreshi janë paraqitur në ambientet e Kuvendit, por kanë konstatuar se salla ishte e bllokuar, duke u penguar kështu ushtrimi i përgjegjësive të tyre kushtetuese.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat, deklaroi se Kuvendi është shndërruar në një “bunker” për të mbrojtur korrupsionin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai theksoi se kanë kaluar 10 ditë nga kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të saj, çka sipas tij hap rrugën për arrestimin.

“Gjysma e Këshillit kërkoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve. Sot mbushen 10 ditë nga kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, e cila akuzohet për shkelje në 11 procedura tenderimi me vlerë 1.1 miliardë euro. Në një akt të turpshëm dhe pa precedent nga Niko Peleshi, jo vetëm që u mbyllën sallat e mbledhjeve, por u penguan edhe deputetët të komunikonin me mediat. Kuvendi është kthyer në bunkerin e Belinda Ballukut”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, mazhoranca po tenton të marrë peng drejtësinë dhe të pengojë SPAK-un të bëjë detyrën. “Peleshi, njësoj si Rama, e ka kthyer zyrën e tij në zyrë avokatie të Belindës”, tha Bardhi.

Nga ana e tij, deputeti Oerd Bylykbashi e cilësoi situatën si skandal dhe akuzoi drejtpërdrejt kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, duke bllokuar qëllimisht procesin parlamentar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme