Politika 16 September 2025, 11:03 Nga VNA

Bardhi kritikon Ramën për sulmet ndaj gjyqësorit, a vlen kjo dhe për Berishën?

Ndaje në Whatsapp
Bardhi kritikon Ramën për sulmet ndaj gjyqësorit, a vlen kjo dhe

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në seancën e sotme parlamentare ndër të tjera foli edhe për sulmet publike të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve. Sipas tij, në asnjë vend të botës kryeministri nuk sulmon gjyqësorin dhe se është turp i madh.

“Gjeni nje vend tjetër ku kryeministri sulmon gjyqësorin, për gjyqe që i humbet si palë. Ku ka turp më të madh”, tha ai mes të tjerash.

Kritikat e Bardhit janë mëse të drejta, por këtë standart duhet të ruaj edhe kur kryetari i partisë ku bën pjesë sulmon gjyqtarët kur marrin vendime që si pëlqejnë.

Kreu i PD, Sali Berisha, i përfshirë në procese gjyqësore, ka mbajtur shpesh konferenca për shtyp duke sulmuar me emër gjyqtarët që kanë marrë vendime kundër tij.

Prandaj, po i hapim një sfidë Bardhit nëse gjen dot një kryetar opozite në botë që sulmon gjyqësorin? Dhe nëse ka, a është kjo e pranueshme?

Kur sulmet vijnë si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, morali politik nuk mjafton. Nevojiten marrje masash që ky precedent të mos ndodh më. Dhe detyra e Bardhit është që këtë këshillë t’ia japë dhe kryetarit të tij.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme